E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Shqiptarëve në Maqedoni ju mungon liria

Kreu i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi deklaroi se qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevksi po nëpërkëmbë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. “Ende 1milion i kombit tonë jeton në një shtet ku qeveria çdo ditë i shkel të drejtat e tyre. Ne duhet që bashkarisht t`i bindim edhe të tjerët se neve nuk na mungojnë deputetët, kryetarët e komunave, ministrat, neve na mungon liria, neve na mungon drejtësia, ne na mungon gjuha Shqipe, ne na mungon infrastruktura, punësimi”, deklaroi Thaçi
 

Këto komente ai i bëri në kuvendin e degës së RDSH-së të mbajtur në pallatin e kulturës në Gostivar. Thaçi I bëri apel kreut të BDI-së Ali Ahmeti që të braktisë qeverinë aktuale e cila sipas tij është anti NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
 

“Të gjithë ata që mundohen të na mashtrojnë duhet të ju a themi realitetin me një apel të fundit? Urgjentisht t`i përgjigjen pyetjes sonë: A janë me Shqipërinë, me Kosovën, me Bashkimin Europian dhe NATO-n apo janë me Gruevskin? Nuk ka më asnjë arsye minimale që ata të vazhdojnë të mbështesin këtë qeveri. Unë kam një shpresë minimale se ata do ta braktisin përfundimisht këtë qeveri anti-Nato, anti-BE dhe këtë qeveri që stimulon dhunën, brutalitetin dhe vrasjen e shqiptarëve”, u shpreh Thaçi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›