E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, Ban Ki Mun thirrje presidentit të ndalë dhunën

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka thanë presidentit sirian Bashar al-Assad se ai është i shqetësuar nga përshkallëzimin i dhunës në Siri dhe ka kërkuar që të ndalojë vrasjet ushtarake kundër civilëve.
Zyra për media e OKB-së, në një deklaratë ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Mun ka shprehur shqetësimin e tij dhe atë të bashkësisë ndërkombëtare për dhunën dhe numrin e të vdekurve në Siri gjatë ditëve të kaluara.
Në deklaratë thuhet se kreu i OKB-së, i bëri thirrje presidentit për të ndaluar përdorimin e forcës ushtarake kundër civilëve menjëherë.

Zyrtarët e OKB-së kanë thënë po ashtu se Ban është përpjekur për muaj me radhe për të folur me Assadin, por ai ka refuzuar thirrjet e tij.
Herën e fundit kur sekretari i përgjithshëm, ka folur me Assadin ishte muaji maj.
Ai i kishte thënë Asadit që t`i jap fund dhunës mbi demonstruesit pro-demokracisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›