E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Ban akuzon Al-Kaedën për dy shpërthimet e 10 majit

“Pak ditë më parë në Damask ndodhi në sulm i madh terrorist. Besoj se pas këtij sulmi fshihet Al-Kaeda”, tha Ban. Zyrtarët sirianë kanë fajësuar “terroristët e jashtëm” për bombat.

Shpërthimi i dy makinave bombë në Damask më 10 maj vrau 55 persona dhe plagosi 372 të tjerë.

Ky ishte sulmi më i përgjakshëm në Damask që prej fillimit të trazirave për rrëzimin e Bashar Al-Asadit në fillim të vitit të kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po ashtu tha se numri total i viktimave nga trazirat në Siri i ka kaluar 10 000 të vdekurit.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-05-18 12:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›