E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen kufijtë detarë

Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus propozimin e bërë nga Partia Socialiste për një ndryshim në ligjin "Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror".

Ligji aktual i miratuar në parlament në vitin 2008, nuk ka asnjë nen që të lidhet me ujërat territoriale, ndërsa lidhur me kufirin në përgjithësi ka vetëm një nen (neni 3), sipas të cilit 'kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi, si dhe të traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera".

Në gjykimin e deputetëve që kërkonin ndryshimin e këtij ligji një përcaktim i tillë krijon pasoja të rënda për integritetin territorial të Shqipërisë. Sipas nënkryetarit të komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, propozimi i PS-së për të lënë në fuqi vetëm nenin 3, të ligjit të vitit 2001 erdhi pas konsultimeve dhe si rezultat i propozimeve të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe me miratimin edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes.

Për të diskutuar mbi këtë projektligj, sot në komisionin e Sigurisë Kombëtare ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ai i Rendit, Bujar Nishani si dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Konventa e OKB-së “Mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982)”, përcakton se vija bazë e një shteti bregdetar publikohet pa nevojën e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe depozitohet te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Republika e Shqipërisë, pavarësisht se ka ratifikuar NNCLOS 1982, nuk ka vijë bazë të miratuar, pasi ligji Nr. 9861, datë 24.01.2008 ka shfuqizuar Ligjin Nr. 8771, datë 19. 04. 2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”.

Sipas nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, fryma konsensuale për miratimin e këtij projektligji i hap rrugë miratimit të tij në një nga seancat e ardhshme plenare. Propozimi ynë për të lënë në fuqi vetëm nenin 3, të Ligjit Nr. 8771 të vitit 2001, ka vijuar më tej z. Gjoni, erdhi pas konsultimeve dhe si rezultat i propozimeve të ministrit të Brendshëm, Nishani dhe me miratimin edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. 

Gjatë diskutimit të këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Brendshme e ka vlerësuar projektligjin në fjalë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin tjetër që ka lidhje me të. Po kështu edhe në aspektin procedural, shqyrtimi i projektligjit është në përputhje me procedurat ligjvënëse, të përcaktuara në rregulloren e Kuvendit. Edhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar dhe i ka parë me seriozitet mendimet dhe sipas ekspertëve të saj nevojitet një ekspertizë ligjore dhe teknike e teknicienëve të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht të Forcave Detare. Parimisht Ministria e Mbrojtjes është dakord me propozimin e Ministrisë së Brendshme. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë të njëjtin mendim dhe mban të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Brendshme, për sa i përket propozimit të projektligjit. /Start/

                                                                                             2012-05-18 16:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›