Siri, Franca mbështet planin e Anan për paqe
Franca tha të enjten se mbështet planin e Kofi Anan për paqe në Siri, dhe se çdo veprim përtej tij duhet të vendoset brenda kuadrit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Franca mbështet planin e të dërguarit ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan, pa përjashtuar ndonjë mundësi tjetër për t`i dhënë fund krizës, në kuadër të Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Bernard Valero.
Valero, po ashtu ka thënë se plani i Anan “ofron një mundësi të fundit për t`i dhënë fund dhunës dhe të fillojnë një proces i tranzicionit politik”.
Deklarata erdhi pasi i dërguari amerikan në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të veprojnë vetë për t`i dhënë funddhunës në Siri.