E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb Tomislav Nikoliç bën betimin

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë.

“Betohem se të gjitha forcat e mija do t`ia përkushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën, si pjesë përbërëse të saj”, ka thënë Nikoliç.

Ai gjithashtu është zotuar se do të respektojë të drejtat dhe liritë civile, ashtu si edhe Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

Nikoliç, një ish-anti-perëndimor, ultranacionalist i cili mundi presidentin e deri tanishëm Boris Tadiç në balotazhin e së dielës së 20 majit, ka premtuar se "Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane”.
 

Ndërkaq Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përshëndetur atë që e përshkroi si "votim të qetë dhe të rregullt"në këto zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›