E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Liga Arabe - OKB me mision të përbashkët

BBC ka shfaqur një rezolutë që nuk është publikuar nga Liga Arabe, ku thuhet se misioni Arab ka tërhequr ekipin e tij vëzhgues nga Siria për shkak të rritjes së dhunës dhe rrezikut nga grupet kriminale.

Rusia dhe Kina kundërshtuan rezolutën e hartuar për Sirinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por pa kaluar ende një javë Lidhja Arabe ka konfirmuar se i ka dhënë fund të gjitha bashkëpunimeve diplomatike me strukturat zyrtare siriane dhe tashmë po kërkon bashkëpunim me opozitën.

Gjendja në të gjithë vendin është mjaft e vështirë, pasi bombardimet vazhdojnë ende duke shkaktuar viktima të shumtë. Grupet e të Drejtave të Njeriut kanë dhënë alarmin për numrin e viktimave, të cilët nga fillimi i krizës politike dhe deri tani kanë shkuar deri në 7000 vetë, ku 2000 prej tyre u përkasin Forcave të Sigurisë.

/Start/E. Gorica/

                                                                                             2012-02-12 22:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›