E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia miraton pakon e re të kursimit

Parlamenti grek ka miratuar masat e reja të kursimit të nevojshme për të siguruar pakon e ardhshme të shpëtimit.

Masat e tilla përfshijnë shkurtimin e një në pesë vende të punës në shërbimin civil dhe uljen e pagës minimale.

Në shkëmbim, Greqia merr pakon e dytë të shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh e vlefshme për të shpaguar borxhet dhe për të shmangur falimentimin.

Ministri grek i financave Evangelos Venizelos u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë masat “për të shpëtuar vendin”.

Votimi vjen ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën disa ndërtesave në Athinë në shenjë zemërimi ndaj masave.

Policia tha se më shumë se 80 persona janë plagosur në përleshje, përfshirë 30 policë ndërsa janë kryer dhjetëra arrestime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›