Obama dërgon sot në Kongres projekt/buxhetin
Presidenti amerikan Barack Obama dërgon sot në Kongres projekt-buxhetin federal për vitin 2013, një dokument që parashikon taksa më të larta dhe ulje shpenzimesh, që Shtëpia e Bardhë po e quan një “qëndrim të balancuar” për problemet fiskale të Amerikës.
Shefi i personelit në administratën e presidentit, Jacob Lew thotë se projekt-buxheti ka si synim stimulimin e ekonomisë ndërkohë që kërkon një zgjidhje afatgjatë për uljen e defiçitit. Konkretisht, siç u shpreh Lew në intervista televizive, buxheti ka si synim që të realizojë një reduktim defiçiti prej 4 trilionë dollarësh gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm duke rritur taksat për amerikanët e pasur dhe shkurtimimin e shpenzimeve qeveritare. Njëkohësisht do të rritet buxheti për infrastrukturën, përfshirë autostradën dhe projekte të tjera të transportit dhe për programet për krijimin e vendeve të punës.