E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti grek miraton masat e kursimeve mes protestave

Paketa e re e kursimeve u miratua me 199 vota në favor dhe 74 kundër. Partitë e koalicionit përjashtuan më shumë se 40 deputetë për mos mbështetje nga projektligjit.

Dhjetëra mijëra persona protestuan në Athinë, ku pati përleshje të shumta dhe zjarr vënie të ndërtesave. Mediet greke të raportuara nga “BBC”-ja tha se protesta të dhunshme u zhvilluan anekënd vendit.

Protestuesit jashtë Parlamentit hodhën gurë dhe bomba molotov teksa policia u kundër përgjigj me gaz lotsjellës. Dhjetëra policë dhe protestues u plagosën.

Masat e reja të kursimeve përfshijnë shkurtimin e sektorit publik me 15 mijë vende pune, liberalizimin e ligjeve të punës, uljen e pagës minimale me 20%, nga 751 euro në 600 euro etj./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-13 08:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›