Tornadot ne SHBA rendohet bilanci i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e stuhive të furishme që kanë shkatërruar jugun e Shteteve të Bashkuara. Mbi 305 persona kanë vdekur e pjesa më e madhe e tyre në Alabama. Kjo pjesë e Shteteve të Bashkuara po përballet me stuhitë më të rënda në 40 vitet e fundit.
Moti i keq ka prekur dhe shtetet e Misisipit, Tenesisë, Arkansasit, Xhorxhias dhe Virxhinias. Presidenti Obama do të vizitojë zonat e prekura gjatë ditës dhe ka premtuar ndihmë për rimëkëmbjen. Humbjet e jetëve kanë qenë të dhimbshme, veçanërisht në Alabama.
“Brenda pak orësh, stuhitë vdekjeprurëse - ndër më të këqijat në dekada - morën jetë nënash, baballarësh, fëmijësh, miqsh e madje dhe komunitete të tëra. Ka shumë të tjerë që janë plagosur apo që llogariten të humbur dhe në shumë zona shkatërrimi i shtëpive dhe bizneseve është katastrofik”- deklaroi presidenti amerikan.
Gjysëm milion persona janë ende pa energji elektrike në zonat e goditura, ku qindra dyqane banesa e ndërtesa janë rrafshuar nga më tepër se 130 tornado që kanë goditur 13 shtete në Jug. Një central atomik në afërsi të qytetit Athenss ka ndërprerë furnizimin me energji. Tre reaktorët e tij janë mbyllur automatikisht.
Shërbimi meteorologjik kombëtar në SHBA paralajmëroi për rrezikun e cikloneve të tjerë me breshër dhe përmbytje.
Delina Bitraku