Siri, bombardime të përgjakshme në ditën e dytë të misionit të OKB
DAMASK- Trupat qeveritare siriane bombarduan dje disa qytete të vendit, pavarësisht pranisë së vëzhguesve të OKB-së të ngarkuar për vlerësimin e respektimit të armëpushimit duke ngjallur kështu frikën e komunitetit ndërkombëtar për të ardhmen e misionit.
Në Paris rreth 50 vende dhe organizata, anëtare të një grupi të ngarkuar për të ndjekur sanksionet kundër Sirisë u kërkuan mijëra bizneseve të ndërpresin marrëdhëniet me regjimin e Bachar al-Assad dhe denoncuan shitjen e armëve për Sirinë.
Të paktën shtatë civilë humbën jetën në vend pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 12 prill, konform planit të paqes të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Annan, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
(d.b/BalkanWeb)