E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, zv/min. i Drejtësisë: Nje shqiptar me vodhi iPodin

ATHINE - Zëvendësministri grek i Drejtësisë, Jorgos Petalotis akuzon një 27 vjecar shqiptar për vjedhjen e iPodit të tij para disa ditësh, në dhomën e hotelit, ku po kalonte pushimet në ishullin Rodos.
Në Gjykatën e shkallës së parë të Rodosit, në 2 Shtator do të zhvillohet gjykimi i çështjes penale në fjalë kundër shqiptarit me iniciale E.P.
Sipas aktakuzës së zëvendësministrit grek, natën e incidentit, më 13 gusht, ndaj të gdhirë rreth orës 3 00, ai u zgjua nga zhurmat dhe pa të kishte hyrë në dhomën e tij të hotelit një njeri, i cili po kontrollonte sendet mbi tavolinë. Zëvendësministri është cuar nga shtrati, ndërsa vjedhësi u largua me vrap. Ndërkohë z. Petalotis dhe gruaja e tij, të alarmuar, vunë re se në tavolinën e dhomës mungonte iPodi i vajzës së tyre.

Zëvendësministri i Drejtësisë në aktakuzën e tij e përshkruante autorin e vjedhjes, duke folur për një njeri nën 30 vjeç, të shkathët, me flokë të shkurtër, fytyrë e rrumbullakët dhe të gjatë rreth 1.80 cm. Kur policia i tregoi zëvendësministrit të Drejtësisë fotot e personave të dyshuar, ai vecoi 27 vjecarin shqiptar.
27 vjeçari shqiptar i akuzuar, sipas policisë, është kuzhinier në këtë hotel dhe jeton prej vitesh në Greqi me dokumenta të rregullta. Ai mohon kategorikisht akuzat kundër tij, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë provë që mund ta fajësojë përvec deklaratave të zëvendësministrit.

Sipas dëshmisë së 27 vjecarit dhe të afërmve të tij, ai nuk ka qenë ndonjëherë i akuzuar për vjedhje apo ndonjë vepër tjetër në të kaluarën e gjithashtu nuk kishte nevojë për të vjedhur. 27 vjecari tha se paga mujore e tij arrin 1 700 euro, ka para depozitë në bankë, një shtëpi të blerë në Athinë, duke shtuar se përdor një lloj telefoni celular i-Pod 4 me një vlerë të konsiderueshme, ndërsa objekti i vjedhur në dhomën e zëvendësministrit ka një vlerë më të ulët. Shqiptari është i diplomuar për kuzhinier në një shkollë private në Athinë dhe punonte në hotel në Rodos, së bashku me vëllanë e tij.
Gjykata Administrative e ishullit të Rodosit para disa ditësh pranoi kundërshtimet e 27 vjeçarit për vendimit të dëbimit, paraburgimit dhe regjistrimin e tij në Listës Kombëtare të personave të padëshiruar derinë 14 gusht 2018,vendim që u dha përpara se ai të gjykohej.
Tani kjo do të varet nga pavarësia e vendimit të Gjykatëa së shkallës së pare, lidhur me akuzën që një funksionar i lartë grek ka ngritur kundër një emigranti shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›