Ekstradohet nga Italia i kërkuari për plagosje të rëndë

30-vjeçari Dorian Luan Hoxha, lindur në Gjirokastër u ekstradua pasditen e sotme pasi ishte arrestuar në Bergamo me datë 14.05. 2011, si fryt i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendim të datës 23 janar 2007, e ka dënuar me 3 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “plagosjes së rëndë me dashje“ dhe “plagosjes së lehtë me dashje“ të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88, 25, 89 të Kodit Penal.
I ekstraduari Dorian Hoxha në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, përkatësisht Bledi Dashaj dhe Arbër Maliqi, plagosi rëndë me thikë dhe goditi shtetasit Dritan e Dorian M..
Në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas i ekstraduari Dorian Hoxha i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Start/
2012-04-12 18:51