E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ 21 Janari”, sot pritet të pyetet sërish ish-kreu i gardës

Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancën gjyqësore për 21 janarin. Në seancën e sotme pritet të merret në pyetje nga Prokuroria ish-kreu i gardës Ndrea Prendi si dhe do të shqyrtohet kërkesa e gardistit Agim Llupo për revokim të masë së sigurisë për të.
 

Në seancën e kalurar ish komandanti i gardës së republikës Ndrea Prendi refuzoi t`i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë në procesin gjyqësor të 21 janarit me pretendimin se e kishte dhënë dëshminë e tij më 12 shtator.
 

Një tjetër zhvillim interesant në këtë seancë pritet të jetë edhe kërkesa e avokatit të Agim Llupos, gardisti i cili akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit. Avokati i tij kërkoi seancën e kaluar revokim të masës së sigurisë për klientin e tij, duke kërkuar një masë më të lehtë. Avokati e argumetoi kërkesën e tij mbi faktin se nuk mund të vërtetohet se arma që ka qëlluar është e Llupos.
 

Në protestën e dhunëshme të opozitës në 21 janar 2011 para selisë së Kryeministrisë, mbeten të vrarë me armë zjarri katër protestues, ndërsa u plagosen disa të tjerë protestues dhe efektivë të policisë dhe Gardës së Republikës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›