E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi kërkon njohjen nga Tanzania

Në Nju Jork, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli kanë takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe. Kryeministri Thaçi njoftoi ministrin Membe edhe njëherë me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.
 

Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova tashmë është shtet i konsoliduar që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare. Thaçi e Pacolli i këkuan edhe nëjherë ministrit Membe njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Tanzania, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
 

Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi nëpërmjet ministrit, Bernard Membe i përcolli ftesën Presidentit të Tanzanisë Yakaya Kikwete për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›