Abuzoi me 14-vjeçarin, 40 vjet burg për mësuesen

Mësuesja e një shkolle fillore në SHBA është dënuar me 40 vjet burg pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë 14-vjeçar. Shannon Alicia Schmieder, 39- vjeçe do qëndrojë të paktën 20 vjet pas hekurave, që është dënimi më i rëndë deri tani i dhënë nga ndonjë gjykatë amerikane për raste të tilla abuzimi me të mitur, njofton gazeta Daily Mail. Mësuesja 39-vjeçe e njihte djaloshin që në moshën 1 vjecare dhe dikur ka qenë si nënë e dytë për të, pasi ka qenë një mikeshë e ngushtë e familjes.