E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avancojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe

06-08-2011 / Gazeta 55

Stina e thatë e verës po avantazhon punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, e cila po kryhet me ritme të shpejta. Pranë Kopshtit Botanik, aty ku është vija e verdhë që ndan komunën Farkë me qytetin e Tiranës, po bëhen punimet për ngritjen e një mbikalimi. Faza e parë e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 5.5 km.


Unaza e Madhe do të ketë disa mbikalime dhe nënkalime. Mbikalimi i parë do të jetë në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i vjetër deri te Liqeni Artificial. Mbikalimi i dytë do të jetë në mes të fshatit Sauk i Vjetër, ku aktualisht është dhe rrugë funksionale. Ka dhe disa rreth rrotullime. Një prej të cilave pranë digës së Liqenit.


Qeveria ka lëvruar dhe fondin prej 5.5 milionë dollarë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo unazë, rreth 20 km e gjatë do të kontribuojë edhe për zbutjen e trafikut në Kryeqytet. Kjo, falë rreth rrotullimit që po ndërtohet në Lundër dhe që do të bëjë të mundur që automjetet që do të vijnë nga Jugu, të kalojmë përmes Unazës së Madhe.


Ndërhyrja nga ana e qeverisë dhe miratimi i nisjes së punimeve në dy nyje të Unazës, ka bërë që sot të kryhen punime me intensitet të lartë në dy segmentet, atje ku bashkohet qyteti i Tiranës me komunën e Paskuqanit dhe aty ku bashkohet vija e verdhë e qytetit me komunën e Farkës.


Ndërkaq, kanë marrë fund edhe përplasjet midis bashkisë dhe pushtetit qendror, pasi ndërtimi i kësaj unaze është shënuar nga zoti Basha si një nga prioritetet e punës së tij që do ta çlirojë qytetin nga trafiku.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›