Siri, humbin jetën 8 persona

Tetë protestues raportohet se janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë demonstratave pro demokracisë në Siri. Televizioni shtetëror, ka raportuar se nëntë "martirë", përfshi policë dhe civilë, janë vrarë nga grupet e armatosura të premten.
Në një komunikatë që është lëshuar në fund të samitit të G8-ës, liderët e fuqive perëndimore dhe Rusia, i kanë bërë thirrje Damaskut, që të përgjigjet në "kërkesat legjitime për liri" të popullit Sirian.
Grupet për të drejtat e njeriut njoftojnë se së paku 1 mijë persona janë vrarë gjatë protestave 10 javore kundër Presidentit, Bashar al Asad.