E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, shtohet numri i viktimave nga epidemia E

Është rritur numri i viktima të infektuar nga bilanci i të prekurve nga epidemia E, i njohur ndryshe edhe si bakteri- vrasës. Por bilanci është ende provizor dhe përkeqësohet ditë pas dite, ndërkohë që epidemia është përhapur edhe në pesë vende të tjera të Bashkimit Evropian. Por të gjitha shenjat tregojnë se burimi i infeksioneve është ende aktiv. I prekur është veriu i Gjermanisë. Në mbarë vendin janë regjistruar gjashtë të vdekur.
 

Komisioni Evropian vazhdon të monitorojë me kujdes situatën, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Spanja, vendi nën akuzë, ka pezulluar aktivitetin e dy kooperativave në provincat Almeria dhe Malaga, që dyshohet se kanë shpërndarë kastravecë të infektuar në Gjermani.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›