E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri kryeministri Al Haliki i shpeton atentatit me autobombe

Kryeministri i Sirisë, Wael al-Halaqi i ka mbijetuar atentatit me bombë në Damask. Shpërthimi ka ndodhur në distriktin e Mazehut dhe kishte objektiv automjetin me të cilin po udhëtonte al-Halaqi.

Sipas rrjetit BBC, njëri nga truprojat e kryeministrit sirian ka humbur jetën nga shpërthimi.

Televizioni shtetëror sirian njofton se shpërthimi kamikaz ka ndodhur në një pjesë që njihet për trafik të rënduar.

Mazehu është një distrikt që kontrollohet nga qeveria siriane dhe ku ndodhet një aeroport ushtarak i cili luan rol kyç në mbrojtjen e regjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›