E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Aleanca per Shqiperine Europiane pjese e gares se 23 qershorit

Ndonëse ishte pjesë e Qeverisë gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, Ilir Meta dënoi atë që sot e quan anashkalimin e Vlorës dhe Ismail Qemalit, nëntorin e kaluar. 
Gjatë një takimi që zhvilloi me elektoratin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Vlorës, Meta theksoi se nuk dëshiron një politikë konfliktuale, dhe shprehu bindjen për fitore qershorin e ardhshëm. 
Meta ftoi Kryeministrin Berisha të mos shohë ëndrra me sy hapur se opozita do të bojkotojë apo shtyjë zgjedhjet. Përkundrazi, tha ai, opozita do që ato të zhvillohen që sot.

“Dua ti them kreut të PD-së nga Vlora të mos shohë ëndrra me sy hapur që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, pasi opozita, Vlora dhe Shqipëria duan që zgjedhjet të bëhen sot. Ne duam të nisim një politikë bashkëpunimi dhe me demokratët që sot janë në mazhorancë pasi ata janë komshinjtë tanë, pasi ata e dhanë maksimumin që mund të jepnin gjatë këtyre 8 viteve, tani është koha për ndryshim dhe përmes këtij ndryshimi do të ketë një bashkëpunim. Ne jemi të sigurtë në fitoren e këtyre të zgjedhjeve. Aleanca për Shqipërinë Evropiane e nisi fitoren në Shkodër dhe kulmin do e ketë në Vlorë më 23 qershor”, deklaroi Meta. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›