E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, kryengritësit i japin ultimatum Asadit?

Koloneli i ULS-së, Qazim Sadedine, tha nga Homsi se nëse qeveria e Asadit nuk reagon deri të Premten në drekë, Ushtria e Lirë Siriane nuk do ta konsiderojë më veten pjesë të planit dhe armëpushimit.

Por, më vonë, kreu i Ushtrisë së Lirë Siriane, Gjeneral Riyad Asaad, mohoi ekzistencën e një ultimatum të tillë. Në vend të kësaj, ai i kërkoi të Dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, të lëshojë një komunikatë ku të pranojë dështimin e planit.

Korrespondenti i “BBC”-së, Paul Uood, i cili sapo është kthyer nga Siria, thotë se në terren nuk ka asnjë lloj armëpushimi.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-31 14:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›