E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, kryengritësit vrasin 80 ushtarë

Kryengritësit i thanë Observatorit sirian për Të Drejtat e Njeriut se më shumë se 100 ushtarë kishin vdekur në rrethinat e Damaskut dhe Idlibit. Ndërsa Observatori tha se ka konfirmuar emrat e 80 viktimave.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, tha se BE-ja dhe Rusia duhet në angazhohen më shumë në Siri.

Pas samitit në Shën Petersburg me Presidentin Vladimir Putin, Rompuy pranoi se ata kishin mendime të ndryshme për situatën në Siri.

Të dyja palët pranuan se e vetmja rrugë për të thyer rrethin e dhunës në Siri, është implementimi i planit të Ananit.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-06-04 15:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›