E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, lagjet e Homsit bombardohen përgjatë një ore

BEJRUT - Forcat siriane bombarduan sot përgjatë një ore dy lagje të qytetit Homs, në pjesën qendrore të vendit, në ditën e tretë të hyrjes në fuqi të armëpushimit, sipas një OJQ-je siriane.

Asnjë viktimë nuk u raportua në këto bombardime në lagjet Jourat al-Chayah dhe al-Qarabis, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Në muajt e mëparshëm të armëpushimit, Homsi, qyteti i tretë i vendit u bombardua dhunshëm, veçanërisht në lagjen simbol të Baba Amr ku ishin vendosur rebelët dhe që u rimor nga ushtria më 1 mars.
Armëpushimi është brishtësuar këto dy ditët e fundit nga vdekja e 18 personave, pjesa më e madhe civilë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›