E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron besimtarët ortodoksë për Pashkën

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

Përmes një mesazhi urimi të dërguar Kryepeshkopit Anastas presidenti shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.

Më lejoni që me rastin e Festës së ndritshme të Pashkëve, tju uroj nga zemra Gëzuar dhe përshumëvjet! Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar!- thuhet në urimin e presidentit.

Presidenti ka shtuar se ko ditë le të shërbejnë për të evidentuar vlerat e bashkëjetesës fetare dhe shpirterore të shqiptarëve.

Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve! Njëkohësisht me të gjithë besimtarët ortodoksë, ju urojmë dhe Juve, Fortlumturia Juaj, shëndet të mirë e jetë të gjatë në misionin Tuaj të shenjtë për të mirën e njerëzimit!- përfundon mesazhi i presidentit Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›