E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 5 peshkatarëve, në Maqedoni MPJ: Të ruhet qetësia!

TIRANE-Me anë të një njoftimi për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme shprehu sot keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona.

MPJ shprehu ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajoi autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje.

MPJ vlerësoi se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›