Siri, mbi 110 persona të vdekur nga protestat

Janë 112 personat që kanë mbetur të vrarë dje nga forcat e sigurisë në Siri, të cilat hapën zjarr ndaj protestuesve.
Lajmin e bëjnë të ditur disidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, sipas të cilëve mes viktimave janë edhe një vajzë 4-vjecare dhe një djalë 12 vjec.
Është publikuar ndërkohë edhe lista e plotë e viktimave që nga nisja e protestave më 18 mars, që sipas aktivistëve janë 381.
Bilanci i rëndë acaroi edhe presidentin amerikan Barack Obama, i cili dënoi përdorimin e dhunës nga ana e Damaskut zyrtar dhe deklaroi se ajo duhet të marrë menjëherë fund.