E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Bajram Rexhepit

Lëvizja "Vetëvendosje" ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi pasi të enjten, njësia speciale e Kosovës ka ndërhyrë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat.

Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes mes Klubit basketbollistik Prishtina dhe klubit serb, Bambi, që përfundojë me fitoren e klubit kryeqytetas.

Gjatë një konference për shtyp ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetëvendosje vlerësojë se “Nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhur nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.”

Ankesa e Vetëvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›