E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, mbi 200 të ekzekutuar nga Assad

Aktivistët e opozitës siriane lajmëruan të dielën se me dhjetëra trupa të pajetë u gjetën pranë një qyteti në afërsi të kryeqytetit Damask, në atë që përbën masakrën e radhës së trupave të presidentit Bashar al-Assad.

Sipas opozitës, viktimat e zbuluara në qytetin e Derias ishin ekzekutuar të gjitha gjakfohtësisht.

Një raportim i pakonfirmuar foli për mbi 200 trupa të zbuluar nëpër banesa, vendstrehime dhe bodrume të ndryshme.

Mediat ndërkombëtare e kanë të pamundur të verifikojnë vërtetësinë e këtij lajmi, për shkak të mungesës së aksesit në zonë.

Megjithatë, Televizioni Shtetëror Sirian deklaroi se “Deraja është pastruar nga mbetjet e fundit të terrorizmit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›