E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita serbe kritika ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi

Pas më shumë se gjashtë orë debatesh ka përfunduar seanca e Kuvendit të Serbisë rreth Kosovës, ku deputetët e opozitarë kanë kritikuar marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, e sidomos dekretin e Qeverisë serbe rreth pikëkalimeve kufitare, për të cilin kanë thënë se është jokushtetues.
 

Kryetari i Parlamentit serb, Ljubomir Kragovic, e përfundoi seancën pa vënie në votim të drafteve të propozuara.
Sipas këtyre drafteve duhej të votohej në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Qeverisë së Serbisë rreth lëvizjes së lirë në pikat kufitare me Kosovën.
 

Në këtë seancë ishin të pranishëm edhe shefi i ekipit negociator në dialogun me Prishtinën, Borislav Stefanovic, i ashtëquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic dhe kryetarët ilegalë të komunave në veri të Kosovës.
 

Nga ana tjetër, udhëheqësit e strukturave paralele në veri të Kosovës kanë paralajmëruar se do të takohen për të diskutuar rreth mundësisë së mbajtjes së një referendumi, përmes së cilit qytetarët serbë do të deklarojnë nëse i pranojnë institucionet e Kosovës në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›