Lushnje, për vrasjen e një 18-vjeçari si të dyshuar arrestohen vëllai e xhaxhai

Foto ilustruese
Operacioni koduar Kthesa e Grabiabnit, ka zbardhur një ngjarje të katër viteve më parë. Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Prokuroria e Rrethit Lushnjë kanë zbuluar dhe dokumentuar ngjarjen e rendë kriminale të ndodhur gusht të vitit2008.
Atë kohë në vendin e quajtur rruga automobilistike në afërsi të Tre Urave, komuna Grabian, në Lushnjë u gjet një kufome e vrarë që më pas i ishte vënë zjarri. Pas identifikimit të kufomës, rezultoi se ajo i përkiste shtetasit Taulant Hamzait, 18 vjeç.
Nga hetime e kryera është arritur në përfundimin se autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Myslim Hamzai 32 vjeç dhe Zabit Hamzai, 59 vjeç.
Ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht vëllai dhe xhaxhai i viktimës u bë për veprën penale të Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, pasi dyshohet që në bashkëpunim me njeri-tjetrin të kenë vrarë me mjete të forta dhe më pas të kenë djegur kufomën e 18-vjeçarit me qellim mos identifikimin e viktimës.
Ngjarje mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe dyshohet se bëhet fjalë për çështje nderi, e cila mund të ketë çuar deri në një ekzekutim të tillë brenda trungut familjar. /K.Th/