E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dhe FMN-ja, marrëveshje për një hua të re

Serbia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar arritën një marrëveshje për një hua të re prej 1.4 miliardë dollarësh për një periudhë 18 mujore.

Shefi i misionit të FMN-së Albert Jaeger tha se marrëveshja do ta ndihmojë Serbinë të ruajë stabilitetin dhe të përmirësojë klimën e biznesit. Serbia mund ta përdorë huanë e re vetëm nëse do t`i duhet për të mbrojtur sistemin financiar nga tronditjet e mundshme.

Jaeger theksoi se të dhënat e fundit financiare të Serbisë kanë qënë zhgënjyese dhe kjo e detyroi FMN-në, të parashikojë një rritje më të dobët ekonomike se më parë. Serbia po përpiqet të marrë veten nga rënia e thellë ekonomike.

Ekonomia e Serbisë parashikohej të rritej me 3 përqind për 2011 dhe 4.5 përqind për 2012. Sipas parashikimeve të reja, rritja për 2011 mendohet të jetë 2 përqind dhe për vitin e ardhshëm 3 përqind.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›