E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, një 11-vjeçare në mesin e viktimave

Të paktën 33 njerëz, përfshirë dhe një vajzë 11 vjeçare, kanë humbur jetën nga përleshjet e fundit në Siri.

Zemërimin e opozitës e ka rritur publikimi i një vidjoje, në të cilën forcat e rendit torturojnë një 13-vjeçar.

Opozita tashmë ka refuzuar planin e qeverisë për lirimin e të burgosurve politikë, e cila ishte kërkesë kyçe e kundërshtarëve të regjimit.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 1,000 njerëz janë vrarë nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në Siri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›