Veteranët e UÇK-së, vijojnë grevën në ditën e 10-të

Greva e veteranëve të UÇK-së ka vijuar edhe të mërkurën, në ditën e dhjetë të saj. Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, tha se grevistët nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me kërkesat e tyre.
Sipas tij, gjendja shëndetësore e disa grevistëve është rënduar.
Ai theksoi se grevistët nuk do të tërhiqen nga greva, pa u plotësuar kërkesa për përshpejtimin e miratimit të ligjit për veteranët e UÇK-së.