Rusi proteste masive ne kryeqytet kunder Presidentit Putin

Kanë qenë me qindra ata që kanë protestuar në qendër të Moskës për të kërkuar lirimin e militantëve anti Putin që mbahen në burgjet ruse ose në kampet e punës. Në parullat e shumta ishin dhe fotografitë e Pusi Riot, grupit të dënuar pasi kishin performuar një lutje pank kundër presidentit në katedralen e Moskës. Si dhe fotografi të aktivistëve të arrestuar nga policia pas manifestimit të madh të 6 majit, në prag të rizgjedhjes së Vladimir Putin në Kremlin. Pas dy javësh blogeri Alaksei Navalni, një nga organizatorët e protestës do të gjykohet për vjedhje. Ai rrezikon dhjetë vjet burg. Në një emision televiziv ai ka deklaruar se dëshiron të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ka akuzuar Putin se po përdor sistemin e drejtësisë për të eliminuar kundërshtarët politikë.