21 grupe pune për programin e ri të PS-së
Kreu i kësaj partie, Edi Rama, tha se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe kërkon ndryshimin e pushtetit.
“Me shqetësim të madh për gjithçka e pengon prej vitesh Shqipërinë të bëhet vendi që meritojnë shqiptarët dhe ambicien për t’i dhënë zgjidhjen e duhur problemeve që mbajnë peng zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, shoqërisë, demokracisë, ne kemi ngritur 21 grupe pune të Asamblesë Kombëtare që do ta detajojnë programin e ri”, tha ai.
Rama tha se duhet të dëgjohen shqiptarët e zakonshëm dhe jo vetëm ekspertët, nga Tropoja e deri në Sarandë si dhe në Itali dhe Greqi. “Plani i përgjithshëm kombëtar duhet të nisë tani dhe duhet të konceptohet gjatë rrugës së programit. Le ta evoluojmë tërë ekspertizën e vendit për ndihmë. Dhe le ta ndajmë me njerëzit e zakonshëm në çdo qark të Shqipërisë, si edhe në hartimin e këtij plani brenda dy viteve të para të qeverisjes, duke nisur punën tani me ta edhe me të gjitha ata. Grupi i punës për këtë plan ka detyrë të bëjë të mundur këtë dhe programi ynë do ta tregojë në fund të rrugës drejt zgjedhjeve sesi do të shërojmë plagët e rënda territoriale dhe sesi do ta kthejmë territorin në një hapësirë të zhvillimit dhe të mirëqenies për brezat që vijnë”, tha gjithashtu. Ai premtoi 300 mijë vende të reja pune, një premtim i bërë edhe më parë, duke shtuar se në vend ka 1 milion të papunë. /S.Ll/Start/
2011-12-22 08:40