FMN - Shqipërisë: Ulni shpenzimet, rrisni taksat

Në një dokument të hartuar nga tre ekspertë italianë (Emidio Kokoca, Andrea Kolabela dhe Françesko Spadafora) analizohen efektet e krizës financiare në vendet e Evropës Juglindore.
Raporti thekson se 6 vende të Rajonit (Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi) po ndjejnë dukshëm efektet e krizës globale, sidomos në financimin e borxheve.
Duke analizuar situatën ekonomike në Shqipëri, raporti vëren se vendi ynë e përballoi recensionin në 2009 e më tej si rezultat i një politike të kujdesshme fiskale dhe besimit të investitorëve. Luhatjet e kursit të këmbimit, sipas dokumentit, nuk ishin të forta dhe brenda kuadrit ligjor të inflacionit, ndërsa bankat vijuan kreditimin e ekonomisë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson në përgjithësi Shqipërinë si një vend të besueshëm për investitorët e huaj, por thekson se në vitin 2007 vendi ynë regjistroi nivele shumë të larta të deficitit tregtar dhe borxhit publik.
Efektet e krizës, raporti i konstaton në rënien e nivelit te eksporteve dhe rritjen e borxhit të jashtëm, duke iu afruar kufirit zyrtar 60% te Prodhimit të Brendshëm Bruto. Si rekomandim për Shqipërinë, FMN parashtron që brenda vitit 2013 të reduktoje borxhin në 50% të PBB-së.
Gjithashtu sugjerohet që shumë shpejt edhe Shqipëria të ndjekë shembullin e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke marrë masa drastike për shkurtimin e shpenzimeve dhe shtim të taksave.
/Start/E.B/
2011-12-21 22:54