E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi,Medvedev pritet të mbajë fjalimin e fundit

Presidenti rus, Dimitri Medvedev do të mbajë sot fjalimin e fundit për këtë vit ku pritet të bëjë një panoramë për gjendjen e vendit.

Fjalimi i tij para parlamentit të sapo zgjedhur do të jetë lidhur me reagimin e qeverisë për protestat e rrugës që mblodhën mijëra njerëz, për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të 4 dhjetorit.

Gjatë fundjavës së kaluar, Medvedev tha se sistemi politik rus ishte lodhur dhe i duhej modernizim dhe se ai do të japë detaje gjatë këtij fjalimi.

Medvedevi nuk do të konkurojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, duke i lënë mundësinë kryeministrit të tanishëm, Vlladimir Putin, të kthehet në Kremlin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›