E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, protesta:Rreth 37 persona të vrarë

Të paktën 37 persona u vranë, gjatë 170 protestave që u zhvilluan në të gjithë Sirinë, u shndërrua në ditën simbol të revoltës.
Shumë prej viktimave janë nga qyteti Homs dhe Hama, ku protestuesit kërkuan krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtje nga NATO, misioni i të cilës luajti një rol vital në Libi për të rrëzuar ish-udhëheqësin Muamar Gedafi.
Në total mbi 3000 persona kanë humbur jetën, gjatë protestave që nisën në Mars.

Protesta që u mori jetën 37 personave nisi të premten në mbrëmje ku 30 mijë mbështetës të partisë kryesore opozitare në Pakistan u mblodhën në qytetin pakistanez Lahore për të djegur një portret të presidentit Asif Ali Zardari duke kërkuar, në të njejtën kohë, largimin e tij nga pushteti.
Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se Liga Myslimane e Pakistanit ka organizuar protestën, gjatë të cilës autoritetet u kritikuan edhe për korrupsion dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
Ndërkohë, rreth 2000 njerëz protestuan jashtë ndërtesës së ambasadës amerikane në kryeqytetin pakistanez me kërkesën për ndaljen e sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.
Sipas protestuesëve, nga sulmet në fjalë, kanë vdekur më shumë civilë se sa talebanët dhe militantët e Al Kaidas që, në fakt, janë cak i sulmeve të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›