E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, qeveria vrasëse e Assad hedh poshtë pretendimet për masakër kundër civilëve

15-07-2012 / Gazeta 55

Regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, ka hedhur poshtë pretendimet se ka përdorur tanke dhe helikopterë në sulmin vdekjeprurës në fshatin Tremseh, të cilin aktivistët e kanë përshkruar si “masakër”.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Sirisë, Xhihad Madkisi, në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Damask, tha se raportet se trupat qeveritare i kanë përdorur helikopterët në sulmin më 12 korrik, janë “absolutisht të pavërteta”.
Makdisi theksoi se ushtria gjatë luftimit, që ai e karakterizoi si përleshje ndërmjet trupave dhe kryengritësve të armatosur, janë përdorur vetëm granata.
Por, vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, që e vizituan fshatin Tremseh, gjatë ditës së djeshme, i kanë përshkruar dëshmitë e luftimit brutal, në shënjestër të të cilit ishte një spektër i gjërë i kundërshtarëve politikë.
Sjuzën Gosheh, zëdhënëse e misionit të OKB-së në Siri, lidhur me vizitën në Tremseh, tha: “Ne mund të konfirmojmë se atje ka pasur operacion ushtarak, më 12 korrik, të enjten.
Sulmet duket se në shënjestër i kishin shtëpitë specifike të aktivistëve dhe të dezertorëve ushtarakë”, i tha agjencisë Rojters, zëdhënësja Gosheh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›