E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin e vdekjes, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Fushë Krujë- Një i vdekur dhe tre të plagosur është ky bilanci i një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Gjorme. Për pasojë 1 person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë nisur me urgjencë në spital.

Mësohet se nëj nga makinat e aksidentuara vinte nga kosova, por emrat e viktimave dhe të plagosurve nuk bëhen ende të ditur.

Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe të lënduarve, por mësohet se njëra nga makinat e aksidentuara vinte nga Kosova.

Ndërkohë një tjetër aksident tragjik me bilanc dy të vdekur dhe një të plagosur preu në mes pushimet e një familjeje kosovare, disa ditë më parë.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor kukës-Kalimash, ku mbetën vdekur vogëlushja e familjes Urata Kurti 10 vjç, Agim Kurti 54 vjeç, ndërkohë që bashkshortja e të ndierit mbeti e plagosur.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›