Sulme në Afganistan, vriten 2 ushtarë të NATO-s e 34 militantë

Forca e udhëhequr nga NATO në Afganistan ka njoftuar se nga dy sulme të ndara janë vrarë dy pjesëtarë të saj.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan tha se trupat e NATO-s janë vrarë sot në pjesën jugore dhe lindore të këtij vendi, ku janë zhvilluar shumica e betejave këtë verë, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, tha se një ushtar i saj është vrarë sot në provincën Helmand.
Zyrtari i provincës lindore Paktika, Mokhlis Afgan, tha se nga operacioni dyditor i sigurisë në këtë rajon, janë vrarë 34 kryengritës dhe dy policë.