E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni arrestohet nje tjeter anetar i kultit

Policia në Japoni ka arrestuar të kërkuarin e fundit të kultit Aum Shinrikyo, duke i dhënë fund një kërkim 17-vjeçare. Katsuya Takahashi është i dyshuar për përfshirje në sulmin e vitit 1995 në sistemin e metrosë te Tokios që mori jetën e 13 personave. Policia ka verifikuar identitetin e tij pas arrestimit të tij në afërsi të një kafeneje në Tokio. Një kërkim që përfshin mijëra oficerëve ka filluar javën e kaluar, pasi i dyshuari u largua nga shtëpia e tij.Takahashi ka qenë në arrati që nga sulmet, të cilat po ashtu lënduan 6,000 persona. Ai ndodhet në paraburgim dhe mbahet nën mbikëqyrjen e autoriteteve policore .
Mijëra policë u mobilizuan javën e kaluar, në kërkim të anëtarëve të kultit famëkeq, ndërsa nje tjeter e dyshuar u arrestua dy javë më parë .
Rreth 200 anëtarë të kultit janë dënuar në lidhje me sulmin e vitit ‘95 por dhe per sulme te tjera. Trembëdhjetë prej tyre janë në pritje të ekzekutimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›