Siri rrembehen dy peshkope ortodokse

Një peshkop grek ortodoks dhe një sirian ortodoks janë rrëmbyer në veri të Sirisë. Lajmi është konfirmuar nga agjencitë e lajmeve siriane dhe libaneze. Rrëmbimi sipas burimeve ka ndodhur në periferi të Alepos. Dy peshkopët udhëtonin në një automjet i cili është bllokuar nga një grup burrash të armatosur që kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e tij.