E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Londër, mbi 1.900 të arrestuar

Policia britanike tha se janë arrestuar më shumë se 1,900 persona, ndërsa rreth gjysma e tyre akuzohet për trazirat e kësaj jave në vend.
Gjykatat në Londër, Birmingham dhe Mançester kanë qëndruar hapur për të dytën natë me radhë për t`u marrë me qindra autorë të dyshuar.
 

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë trazirave, ndërsa policia po heton tre të dyshuar për vrasje. Shefi i policisë londineze, Tim Goduin ka deklaruar se po punojnë për identifikimin e të gjithë shkelësve. “Do të vazhdojmë, edhe nëse një gjë e tillë na merr muaj. Ky është premtimi ynë për londinezët", ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›