E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, të hënën rinis gjykimi ndaj Mlladiç

Gjykata e Hagës bëri të ditur se gjykimi i ish-gjeneralit të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiç, do të vazhdojë të hënën pasi i akuzuari për krime lufte ka dy ditë që është në spital.

Zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jellaçiç, shpjegoi:

“Sa i përket të akuzuarit, nuk kemi ndonjë shqetësim për momentin se është përkeqësuar gjendja e tij shëndetësore. Arsyeja pse ai po qëndron në spital nuk ka të bëjë me ndonjë trajtim të veçantë, por thjesht për t`u ekzaminuar në tërësi në mënyrë që mjetkët të sigurohen se gjithçka është në rregull me të”.

Mlladiç akuzohet për genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në rolin e tij gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›