Siri, shpërthim në dy baza të sigurisë

Televizioni shtetëror i Sirisë ka njoftuar se dy shpërthime kanë ndodhur në dy baza të shërbimeve të sigurisë në Damask.
Sipas raportit, përgjegjës për sulmin janë terroristët e Al-Kaidës.
Vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut kanë dekluar se pas shpërthimet janë dëgjuar edhe krisma të forta pas shpërthimeve.
Këto shpërthime vijnë në kohën kur në Damask pritet të arrijnë sot vëzhguesit e Ligës Arabe.
Plani i këtij misioni është që të mbikqyr planin arab për t`i dhënë fund gjakderdhjeve dhe goditjeve të forcave të sigurisë ndaj protestuesve, që filluan nëntë muaj më parë kundër regjimit të Bashar al-Asadit.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 5000 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave.