Presidenti iranian Ahmadinejxhad viziton Armeninë

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad ka mbërritur sot në Armeni, për të zhvilluar biseda lidhur me bashkëpunimin ekonomik.
Administrata presidenciale armene bëri të ditur se Ahmadinejxhadi është takuar me homologun e tij, Serzh Sarkisian dhe pritet që të nënshkruajnë disa marrëveshje bilaterale.
Ministria e energjisë e Armenisë tha se një prej marrëveshjeve parashikon fillimin e punimeve në një stacioni të energjisë hidroelektrike në lumin Araks, i cili kalon përmes kufirit të të dyja vendeve.
Raportet tregojnë se pjesëmarrja tregtare ndërmjet Iranit dhe Armenisë është rritur nga 206 milionë dollarë në vitin 2009 në 273 milionë vitin e kaluar.