E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, sulmi, pas Arabisë Saudite reagon dhe Turqia

Turqia njoftoi se do të evakuojë familjet e diplomatëve të saj nga Siria, pasi misionet e saj në këtë vend janë sulmuar nga mbështetësit e presidentit Bashar al-Asad.

Arabia Saudite gjithashtu dënoi një sulm në ambasadën e saj në Damask gjatë protestës së sotme ku u mblodhën mijëra njerëz në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Ligës Arabe, sipas të cilit Siria penalizohet nga takimet pasi ka dështuar t`i japë fund dhunës ndaj protestuesve opozitar.

Liga Arabe mori mbështetje ndërkombtare për këtë vendim.

Siria, ndërkaq, reagoi ndaj vendimit duke ftuar për një mbledhje emergjente të udhëheqsve të shteteve të Ligës për të diskutuar trazirat në vend, njoftoi televizioni shtetëror.

Raportohet se forcat e sigurisë kanë vrarë katër persona, të cilët kanë lëshuar slogane kundër presidentit Bashar al-Asad, në protestën e sotme në qytetin Hama të organizuar nga autoritetet kundër vendimit të Ligës Arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›